HomeSport

Tërnoci barazon si mysafirë, tensione në fund të ndeshjes

Foto: Print screan, tv Spektri Futbollistët e Tërnocit kanë luajtur baras si mysafirë 2:2 me ekipin Nebeski Angjelli në kuadër të xhiros së gja

Mustafa pritet nga zv/kryeministri Bislimi
Kryediplomatët Cakaj dhe Haradinaj-Stublla kërkojnë reagim ndërkombëtar
Konkursi i ri nga KKSH

Foto: Print screan, tv Spektri

Futbollistët e Tërnocit kanë luajtur baras si mysafirë 2:2 me ekipin Nebeski Angjelli në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Zonale “Jug”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Vranjë, tërnocasit është dashur të kthehen dy herë nga disavantazhi.

Fillimisht pasi vendësit udhëhoqën në minutën e 23 goli i shënuar nga Albinot Jonuzi barazoi shifrat në 1:1. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, vendësit sërish kaluan në avantazh pas një pakujdesie në mbrojtjen e Tërnocit, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 2:2 e vendosi goli i Kadrush Fetait në minutën e 90-të të ndeshjes.

Në minutën e 86, takimi u ndërpre për disa minuta pas disa provokimeve të shërbimit të sigurimit në adresë të futbollistëve  të Tërnocit dhe grupit të tifozëve “Agallarët”.

Pas intervenimit të policisë por edhe zyrtarëve të dyja klubeve situata u qetësua.

Me këtë barazim, Tërnoci arriti në kuotën e 8 pikëve.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në fushën nikoqire ku goston ekipi Pusta Reka nga Bojniku.

COMMENTS