HomeNë fokus

MUSTAFA: TË REAGOJ BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE NDAJ “IDEVE TË MËDHA” KËRCËNUESE TË PRESIDENTIT VUÇIQ

Kryetari i Këshillit Konbëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me

KKSH falenderon Ministrinë e Shëndetësisë për specializantët nga Lugina
Kryetar i Bujanocit zgjidhet Arbër Pajaziti, i kuvendit komunal, Driton Rexhepi
Xhirohet “Sofra e Tërnocit”

Kryetari i Këshillit Konbëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me bllokimin e kufirit në Konçul si reaksion i gjendjes në Veri të Kosovës.

Mustafa ka thënë se kjo është një deklaratë raciste dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë.

Postimi i Mustafës:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje se “Ekziston një ide e madhe që të mbyllet Konçuli (pika kufitare) dhe vetëm serbët të lihen të kalojnë, të ndepresin kontaktet mes shqiptarëve nga Bujanoci dhe Medvegja (Lugina e Preshevës) me shqiptarët e Kosovës.  Unë nuk jam për këtë, ne do të dëmtonim vetëm shqiptarët ”.

Atmosferë të tensionuar lufte po transmetohet ngadalë në Luginën e Preshevës nga dy pikat kufitare në veri të Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin e targave të regjistrimit të automjeteve.

Si çdo shtet, ashtu edhe Kosova, ka të drejtën e targave të saj, për më tepër, kjo e drejtë njihet në procesin e dialogut me Serbinë.

Kërcënimi i drejtpërdrejtë i Presidentit Aleksandar Vuçiq për shqiptarët e Luginës së Preshevës është i papranueshëm.

Ky qëndrim racist luftënxitës si “hakmarrje për ngjarjet në veriun e Kosovës” kundër shqiptarëve të pafajshëm në Luginën e Preshevës është një mentalitet mesjetar primitivist dhe antinjerëzor.

Prandaj i bëj thirrje OSBE -së, BE -së, NATO -s, Këshillit të Evropës, OKB -së që të dënojë deklaratat luftënxitëse dhe monitorojnë me kujdes situatën për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve në Luginën e Preshevës të shkaktuara nga ‘idetë e mëdha” të ekzekutivit në Serbi.

Nga ana tjetër, është për t’u habitur që askush nga opozita serbe në Serbi nuk i ka dënuar veprimet provokuese të turpshme me fluturake ushtarakë në hapësirën ajrore të Kosovës të kontrolluar nga NATO.

“Bota serbe” e Vuçiqit, me mbështetjen dhe frymëzimin e Vullinit, tani ka fituar karakterin e operacionalizimit.  Por, vetëm qytetarët, shqiptarë, serbë, boshnjakë apo malazezë, do të pësojnë nga kjo miopi që përsërit të 90-tat.

COMMENTS