HomeShoqëri

Kryetari Pajaziti uron fillimin e vitit shkollor nga “Migjeni” në Muhoc

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, vizitoi shkollën fillore “Migjeni” në fshatin Muhoc, pre

Seanca e 25-të e Këshillit Komunal të Bujanocit
Kosova e përkushtuar për mbështetje të aktiviteteve kulturore dhe sportive në Luginë
Deputeti Bajrami pritet nga shefi i OSBE-së në Serbi

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, vizitoi shkollën fillore “Migjeni” në fshatin Muhoc, prej nga përcolli urimet e tij për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e komunës.

“Uroj të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për një vit të mbarë, të mbushur me dije, suksese e gëzim”, u shpreh Pajaziti.

Me këtë rast, ai theksoi rëndësinë që ka arsimi cilësor për të ardhmen e fëmijëve dhe për zhvillimin e komunës së Bujanocit.

 

COMMENTS