HomeAktuale

Ftesë për gjykatë për shkak të flamurit

Nga një postim i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, bëhet e ditur se ka vazhduar ndjekja institucionale lidhur me vendosjen

Shqipëria edhe me një projekt në Bujanoc
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zona Tokësore e Sigurisë, poligon për veprime të reja (pjesa 21)
Kryeministri Kurti takoi aktivistët Osmani dhe Sadiku nga Presheva, të cilët shprehën mbështetje për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”

Nga një postim i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, bëhet e ditur se ka vazhduar ndjekja institucionale lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Rexhepi njofton se sot ka marrë ftesë nga gjykata për shkak se në institucionin zyrtar të shqiptarëve është vendosur flamuri kombëtar. Sipas tij, ky veprim përbën dëshmi të qartë se presioni institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës po vazhdon.

“Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore”, thekson Rexhepi, duke shtuar se nuk do të ketë tërheqje përballë këtyre veprimeve.

Ai përfundon mesazhin me qëndrimin se dinjiteti nuk mund të gjykohet.

COMMENTS