HomePolitikë

PVD shënon 35-vjetorin e themelimit

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka shënuar sot 35-vjetorin e themelimit të saj, si subjekt politik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në nj

Plaçkitje dhe të shtëna me armë në Breznicë të Bujanocit
Diaspora shqiptare në Itali ngre zërin  për Luginën e Preshevës (foto & video)
Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka shënuar sot 35-vjetorin e themelimit të saj, si subjekt politik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një fjalë rasti, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, theksoi se ky jubile nuk është thjesht një datë kalendarike, por dëshmi e një rruge të gjatë dhe të vështirë me shumë sakrifica, që megjithatë ka mbetur rrugë e lavdishme.

“PVD lindi në një kohë të errët për shqiptarët në ish-Jugosllavi, si përgjigje ndaj shtypjes, diskriminimit dhe mohimit të të drejtave kombëtare. Që nga dita e parë, PVD u bë zë i fuqishëm i shqiptarëve, duke mbrojtur të drejtat tona themelore: lirinë, barazinë dhe dinjitetin”, tha Kamberi.

Ai rikujtoi sprovat e shumta të partisë gjatë tri dekadave e gjysmë, përballjen me diktaturën e Millosheviqit, qeveritë diskriminuese të Serbisë dhe autoritarizmin e sotëm, duke theksuar se PVD nuk u dorëzua kurrë, sepse forca e saj vinte nga vullneti i popullit.

Kamberi nënvizoi se PVD ka lënë gjurmë të rëndësishme në qeverisjen lokale, në Këshillin Kombëtar dhe në përfaqësimin parlamentar, duke qenë bartëse e luftës politike e demokratike për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Megjithatë, ai foli edhe për sfidat e reja: autoritarizmin diskriminues në Serbi, fragmentimin e skenës politike shqiptare që ka sjellë defaktorizim, si dhe emigrimin masiv të të rinjve që po e zbrazë Luginën.

“Edhe në këto rrethana, PVD mbetet shtëpia politike e shqiptarëve që besojnë në demokraci, unitet dhe të ardhmen e Luginës. Jemi të vendosur të ringritim fuqinë tonë politike, të mbrojmë çdo të drejtë të mohuar dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë”, deklaroi ai.

Sipas Kamberit, avancimi i raporteve me Kosovën dhe Shqipërinë, krahas luftës për të drejta, liri e barazi, mbetet ndër prioritetet kryesore të PVD-së.

“35 vjet janë një histori e madhe, por edhe një fillim i ri. Sot kemi nevojë për më shumë unitet, vizion dhe besim tek e ardhmja e përbashkët. PVD do të vazhdojë të jetë në ballë të kësaj rruge”, përfundoi ai, duke uruar këtë jubile për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

COMMENTS