HomeNë fokus

Takimi i madh Panshqiptar, i ftuar kryetari Ramadani

Prishtina do të jetë nikoqire e një takimi të madh ndërballkanik dhe EuroAtlantik me fytyra më eminente të kombit shqiptar. Organizatori kryeso

Arifi: Nga 2 milionë euro për Luginën, 950.000 Preshevës
SIMPO me fabrikë të re në Bujanoc, punësohen 50 persona
Memeti emërohet ndihmës i kryetarit të komunës së Bujanocit

Prishtina do të jetë nikoqire e një takimi të madh ndërballkanik dhe EuroAtlantik me fytyra më eminente të kombit shqiptar.

Organizatori kryesor është „Gazeta e Alpeve“, botim ky PanShqiptar.

„Mëse 600 të ftuar nga bota shqiptare do të marrin pjesë në eventin i cili i kushtohet temave nga historia, identiteti dhe integrimi ndërsa përkon me 25 vjetorin e betejave të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës“, thonë  nga organizatori.

Në këtë organizim i cili zhvillohet të shtunën, më 27 prill, në hotelin „Emerald“ i ftuar nderi nga Lugina do të jetë kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani.

Përveç se nga rajoni i Ballkanit, në takim janë ftuar edhe shumë personalitete kombëtare nga Evropa, SHBA-të, etj.

 

COMMENTS