HomeShoqëri

Nismë për hapjen e një qendre për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi  ka njoftuar për një iniciativë  për themelimin e një qendre të specializuar për fëmijët me nevoj

Cilat ditë do të ketë përsëri reshje dhe si do të jetë moti?
KSHL:Tërnoci përsëri nesër voton, Strukarët vendosin
“Gulfaten” Ambasadat e Gjermanisë: tash e tutje me short për termin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi  ka njoftuar për një iniciativë  për themelimin e një qendre të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës.

Gjatë qëndrimit në Elbasan ai së bashku me bashkëpunëtorë dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Qendra “Aleanca Sociale” një institucion i specializuar në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Në këtë takim është diskutuar konkretisht për iniciativën e hapjes së një qendre të tillë në Luginë ku sipas Rexhepit është arritur marrëveshje për bashkëpunim me drejtoreshën e qendrës Iris Zyrakja. Ky bashkëpunim pritet të përfshijë angazhimin e stafit profesional dhe ekspertëve në trajnimin e kuadrove si dhe përgatitjen e programeve të punës për funksionalizimin e një qendre të ngjashme.

Gjithashtu palët janë dakorduar që të hulumtohen mundësitë e financimit për këtë projekt si dhe të shqyrtohet bashkëpunimi me komunat e Preshevës dhe Bujanocit për realizimin e tij.

Kjo iniciativë konsiderohet me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës dhe sipas Rexhepit do të ketë përkushtimin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe partnerëve në Shqipëri deri në jetësimin e saj.

COMMENTS