Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, zhvillimet rreth profilit privat të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arif
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, zhvillimet rreth profilit privat të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka quajtur „ tentime amatoreske në zhvendosjen e vëmendjes nga dështimet e qeverisjes më të dobët në historinë e Bujanocit“.
Pajaziti ka përmemdur disa dukuri rreth pushteti lokal të cilat i ka kualifikuar si probleme reale të qytetarëve duke përfunduar se „qytetarët janë në pritje të “ditëve të mira”.
Unë jo, sepse kurr nuk besoj që ti i sjell të mira këtij vendi“, ka shkruar Pajaziti duke aluduar në kryetarin Arifi.
Postimi i Pajazitit:
Fejsbuku është rrjeti më i madh social i cili pronar e ka Mark Zuckerberg nga Neë Yorku i SHBA-ve. (Kallzoni kryetarit historik që ai nuk është nga Beogradi)
Tendenca e zhvendosjes së vëmendjes nga dështimet e qeverisjes më të dobët në historinë e Bujanocit, nuk është asgjë tjetër përveç lëvizje amatoreske.
Qytetarëve u intereson pse qyteti i Bujanocit është i mbuluar nga bërllogu, pse nuk ka ujë, pse nuk largohen qentë endacak, pse rrugët janë me gropa, pse nuk ka subvencione për bujqit dhe bizeneset, pse sportistët ende nuk i kanë marrur mjetet e tyre, pse në ambulancën e fshatit Tërnoc shumicën e kohës nuk ka mjek, pse punëtorët e Qendrës Sportive dhe të N.P Komunalia ende nuk i kanë marrur pagat e prillit, pse po i largon shqiptarët nga puna, pse nuk po e rishikon buxhetin e shminkuar e të fryer, pse marrin ndihma sociale milionerët e jo të varfurit, a janë “hajnat jashtë” apo brenda?!
Qytetarët janë në pritje të “ditëve të mira”.
Unë jo, sepse kurr nuk besoj që ti i sjell të mira këtij vendi.
COMMENTS