Alternativa për Ndryshim ka propozuar formimin e një komisioni mbarëpolitik shqiptarë nga Lugina e Preshevës për tu përgatitur rreth procesit të r
Alternativa për Ndryshim ka propozuar formimin e një komisioni mbarëpolitik shqiptarë nga Lugina e Preshevës për tu përgatitur rreth procesit të regjistrimit i cili zhvillohet në vitin 2022.
Kryetari i këtij subjekti politik, Shqiprim Arifi, duke e parë si shumë të rëndësishëm regjistrimin e ardhshëm ka paraqitur nevojën e inkuadrimit në këtë komision edhe të ekspertëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Postimi i Arifit:
Sipas informatave nga mediat dhe organeve përkatëse qendore në vitin 2022 është paraparë të filloj procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, me ç`rast ALTERNATIVA Për Ndryshim si parapërgaditje për këtë zhvillim të rëndësishëm jetik për Shqiptarët e Luginës së Preshevës propozon themelimin e komisionit mbarëpartiak që harton kornizat dhe definon strategjinë e pjesëmarrjes së Shqiptarëve në këtë census.
Komisioni i propozuar në fjalë, përpos përfaqësuesve të gjitha subjekteve politike në tre Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duhej të përmbante edhe profesionistë/e të kësaj lëmie nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, meqë në këto suaza të rënda politike duhet të priorizohet ndër të tjerat edhe çështja teknike në pjesëmarrje të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Serbisë. Me rëndësi të veçantë duhet të shtjellohet edhe pasivizimi i Shqiptarëve nga librat amzë duke nxjerrur konkluzione aktive për trajtimin e kësaj çështje në censusin e paraparë në vitin e ardhshëm.
Siç jeni të informuar, regjistrimi i fundit popullsisë në Serbi është mbajtur në vitin 2011, ndërkaq në mos përmbushjen e disa kërkesave të lidershipit të atëhershëm Shqiptarë në drejtim të Pushtetit Qendror gjegjësisht organit përkatës, Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bojkotuar këtë proces.
Prandaj, rezultatet e këtij regjistrimi me rreth 5800 Shqiptarë në tërë Serbinë ishin pretekst për intensifikimin e shkeljeve të të drejtave themelore individuale dhe kolektive, duke ndikuar në zvogëlimin e numrit të shërbysve civil dhe ulur grantet qeveritare të parapara për Komuna.
Themelimi i një komisioni paraprak për këtë çështje vitale do të parashtroj kërkesat dhe definonte kornizat për pjesëmarrje të Shqiptarëve në këtë proces, njëkohësisht të siguronte bashkëpunimin dhe përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë të akredituar në Beograd.
Andaj, mos të humbim kohë, të fillojmë!
COMMENTS