HomePolitikë

Takime me eurodeputetë

Ka vazhduar agjenda e takimeve në Strazburg nga përfaqësuesit e një delegacioni të shqiptarëve të Luginës. Me eurodeputetin Michael Gahler, zëd

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Bujanoc
Kush mund të punojë deri në ora 21:00?
Humb jetën fëmiu tre vjeçar në Preshevë, ngulfatet në pishinë

Ka vazhduar agjenda e takimeve në Strazburg nga përfaqësuesit e një delegacioni të shqiptarëve të Luginës.

Me eurodeputetin Michael Gahler, zëdhënës për Politikë të Jashtme i fraksionit më të madh dhe më të vjetër EEP në Parlamentin Evropian dhe me euro deputeten Viola von Cramon, deputeti Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë kanë diskutuar për çështjet në Luginë, shkruan FOLonline.

„Eurodeputeti Gahler përveç gadishmërisë për të na dëgjuar shumë i gatshëm për të ndërmarr veprime politike dhe avokuar trajtimin e barabartë të pakicave dhe promovimin e standardeve unike“, ka shkruar Kamberi  pas takimit të parë.

Ndërsa pas takimit me Viola von Cramon, Kamberi tha se u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

„Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut“, u shpreh ndër të tjera Kamberi.

 

 

COMMENTS