HomeAktuale

Takim ambasadorësh

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka zhvilluar një takim me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në

Arifi në takim me maturantët e Preshevës
Salihi rikujton qytetarët dhe bizneset për konkurset aktuale
Tribuna e KDNJ : Shqiptarët të integrohen në shëndetësinë sekondare dhe terciare, ku kanë qasje ende vetëm si pacientë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka zhvilluar një takim me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Ambasadorin Jetish Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, bashkëbisedimi është përqendruar në avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit në rrugën drejt integrimit evropian.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe mbi ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare dhe nevojën për ndërtimin e agjendave të përbashkëta mes dy vendeve.

COMMENTS