Studentët nga komuna e Bujanocit sot në xhirollogaritë e tyre kanë më shumë mjete në saje të pagesës së realizuar pas vendimit për ndihmës së njëh
Studentët nga komuna e Bujanocit sot në xhirollogaritë e tyre kanë më shumë mjete në saje të pagesës së realizuar pas vendimit për ndihmës së njëhershme.
“Sot, për 605 studentët e komunës së Bujanocit, do të bëhet pagesa e ndihmës së njëhershme financiare në vlerë prej 15.000.000, mil.din. (rreth 127.120,€) .
Ky vit akademik në aspektin financiar për studentët e komunës sonë është vit i jashtëzakonshëm, pasi që me buxhetin komunal ka pasur ngritje nga 10.000.000 mil.din në 15.000.000 mil.din.
Premtuam për rritje dhe këtë e realizuam. Urojmë që studentët tonë këtë rritje financiare ta kthejnë me suksese akademike.
Suksese!”, ka shkruar në Facebook kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
COMMENTS