HomeNë fokus

Stankoviqit i “djeg” shpallja qytetar nderi për Gent Cakaj dhe shkarkimi i drejtorëve serbë, këto akte i quan provokim

Kryetari i Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka reaguar shumë shpejt pas seancës së Kuvendit Komunal të Bujanoci

Kamberi: Lufta kundër Millosheviqit ishte kauzë e drejtë
Shpërndahen pakot për nxënësit me nevoja të veçanta, paralajmërojen dhuratat jubilare për mësimëdhënësit
Kryetari i Gostivarit pritet nga kryetari i Bujanocit dhe ai i KKSH-së


Kryetari i Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka reaguar shumë shpejt pas seancës së Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Në një deklaratë të tij, Stankoviq, shpalljen e z.Gent Cakaj për qytetar nderi të Bujanocit dhe shkarkimin e drejtorëve serbë e ka quajtur një provokim të shumicës politike shqiptare.

Kjo është deklarata e Zoran Stankoviqit:

“Seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit me propozimin për të caktuar Gent Cakaj, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si “qytetar nderi” dhe shkarkimin e dy drejtorëve të vetëm nga komuniteti serb në një kohë kur të gjitha kapacitetet shtetërore synojnë ruajtjen e shëndetit të njerëzve, është një mesazh i keq nga struktura qeverisëse.
Shkarkimi i drejtorëve është një vendim politik dhe na kthen mbrapa. Meqenëse janë emëruar sipas ligjit, ata duhet të zëvendësohen sipas ligjit, dhe jo ngase janë serbë.
Kjo lëvizje mund të interpretohet si një provokim. Vendime të tilla nuk kontribuojnë në mirëqenien e njerëzve në atë zonë. Siç e dimë të gjithë, Bujanoci është një mjedis multietnik. Udhëheqja komunale tani po dërgon një mesazh që nuk kontribuon në unitet.
Unë besoj se serbët dhe shqiptarët mund, si më parë, të jetojnë së bashku dhe të zgjidhin problemet së bashku, dhe shpresoj që në këtë rast të veçantë, arsyeja dhe respekti reciprok të mbizotërojë brenda kornizës së vlerave të pranuara përgjithësisht në një mjedis shumëkombësh.
Unë dërgoj mesazhin se toleranca dhe durimi nuk është vetëm detyrim i një pale në këtë rast të shtetit, por çdo qytetar i këtij vendi ka të drejtat dhe detyrimet e tij, dhe udhëheqësit politikë gjithashtu kanë përgjegjësi.
Kur bëhet fjalë për vendimin për të shpalur një qytetar nderi, Gent Cakajn, ligji është i qartë. Shpallja përcaktohet nga Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.
Neni 93 i ligjit të përmendur thotë se vetëqeverisja lokale mund të vendosë për dhënien e titullit “qytetar nderi” një personi puna dhe arritjet e të cilit janë të një rëndësie të veçantë për komunën me pëlqimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për vetëqeverisjen lokale.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në sigurimin e të gjithë qytetarëve që jetojnë në tre komuna me kushte të mira jetese dhe pune, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë “.

COMMENTS