HomeNë fokus

Kush janë drejtorët e rinj të organizatave publike në Bujanoc?

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit në takimin e sotëm kanë shkarkuar e më pas kanë emëruar drejtorët e rinj të organizatave publike. Disa

Të hënën bie pushteti në Preshevë, formohet koalicion i ri
Dreni- ndër më të dalluarit për gjuhën angleze në Serbi, Lutfiu: E ka ndihmën tonë në çdo kohë
Delgacioni nga Lugina takon Gabriel Escobarin


Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit në takimin e sotëm kanë shkarkuar e më pas kanë emëruar drejtorët e rinj të organizatave publike.
Disa drejtorëve të mëparshëm edhe i’u kishte skaduar mandati, raporton FOLonline.
Shkarkim-emërimit i kanë paraprirë vendimet e Këshillave Mbikëqyrës të organizatave përkatëse.
Kështu në seancën e sotme për ushtrues të detyrave të drejtorëve janë emëruar:
Fatmir Hasani- Qendra Sportive „Rinia“(PVD),
Ekrem Xhemaili- Biblioteka „14nëntori“(PVD),
Shuajb Neziri-Organizata Turistike(LPD),
Granit Sadriu-Shtëpia e kulturës(LPD),
Naser Asani-Barnatorja e qytetit(PD).
Emërimet e sotme në organizatat publike janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit gjithshqiptarë për qeverisje lokale në Bujanoc.

COMMENTS