HomeShoqëri

Stadiumi i KF “Tërnoci“ me hapësira reklamuese

Në saje të modernizimit të klubit dhe duke ecur me trendin e kohës, KF “Tërnoci” ka vendosur që hapësirat e stadiumit t’i vë në dispozicion të bizne

RIK shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare: Shqiptarët mbesin pa deputet?
Përmbyllet vizita në Strazburg
Asociacioni Qytetar “Bujanoci”  dhuron kompjutorë për Shoqatën “Dituria”


Në saje të modernizimit të klubit dhe duke ecur me trendin e kohës, KF “Tërnoci” ka vendosur që hapësirat e stadiumit t’i vë në dispozicion të bizneseve për reklamimin e veprimtarisë së tyre.
Ky veprim konsiderohet si shërbim i dyanshëm.
Me reklamim, biznesi ndihmon klubin por në të njejtën kohë edhe depërton më lehtë tek klienti potencial.
Në njoftimin e KF “Tërnoci” janë të paraqitura mënyrat si dhe ofertat për reklamim në stadium.

Njoftimi i klubit: 

REKLAMO biznesin tuaj në STADIUMIN E KF TËRNOCIT

Biznese të ndryshme përdorin reklamimin në stadiume dhe përdorin fuqinë që ka sporti për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre ndaj masave. Përfitimet nga këto reklamime për kompanitë janë të mëdha, sepse reklamimi në stadium është një mundësi për të targetuar grupe të mëdha njerëzish, me profile të ndryshme.

KF Tërnoci ka hapur mundësinë për të gjithë ata që janë të interesuar për të reklamuar bizneset e tyre në stadiumin tonë. Duke pasur parasysh energjinë që gjenerohet në stadiumin tonë, ky është një vend i përsosur që biznesi juaj të arrijë në syrin e klientëve potencial. Kur klientët e mundshëm ta shohin reklamën tuaj në tërë atë energji pozitive, në atë ambient pasionant, që gjenerohet në stadium, ata jo vetëm që do ta mbajnë mend atë, por me shumë gjasë do të kenë asociacion pozitiv me biznesin tuaj, e që është qëllimi i marketingut të biznesit tuaj, qoftë ai biznes i vogël apo i madh.

Meqë këtë vit ndeshjet tona transmetohen LIVE, produktet dhe shërbimet tuaja, patjetër që do të kenë audiencë më të gjerë.

Formati i reklamave do të jetë banera anash stadiumit të formatit 2m × 1.7m ose varësisht nga marrëveshja e dyanshme.

Të gjithë të interesuarit për REKLAMIMIN E BIZNESIT të tyre, mund të na kontaktojnë nëpërmjet Facebook në Inbox ose në e-mailin zyrtar të klubit, më pas nga aty do të ju kontaktoj personi i autorizuar dhe do të merrni ofertën tonë të detajuar.

Facebook: KF Tërnoci
E-mail: fc.ternoci@gmail.com

 

COMMENTS