Gjykata Supreme e Serbisë ka refuzuar revidimin e Vendimit të Gjykatës së Apelit në Beograd të vitit 2021 mbi hedhjen poshtë të padisë të Këshilli
Gjykata Supreme e Serbisë ka refuzuar revidimin e Vendimit të Gjykatës së Apelit në Beograd të vitit 2021 mbi hedhjen poshtë të padisë të Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj Aleksandar Vulinit, në kohën derisa ishte ministër i mbrojtjes.
Me këtë vendim të Supremes, paditësi, KKSH, përmes Ragmi Mustafit, gjatë kohës sa ishte kryetar i këtij institucioni, ka “humbur” edhe një betejë ligjore ndaj Vulinit dhe gjuhës së tij fyese kundrejt shqiptarëve.
Pas shfrytëzimit të instancave të gjyqësorit: Gjykatë Themelore, e Apelit dhe tani edhe në Supreme, ish kryetari Mustafi, tani këshilltar politik në Qevërinë e Albin Kurtit, thekson se është hapur rruga për padi në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, e me gjasë edhe në Gjyqin e Stazburgut ndaj gjuhës denigruese dhe nënçmuese të ministrit serb.
Për Mustafin është për habi se si gjyqësori serbë “legalizon” një gjuhë aq fyese ndaj një populli.
Postimi i Mustafit:
VULIN, NUK KEMI MBARUAR AKOMA – SHIHEMI NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË SERBISË, DHE PASTAJ NË STRASBURG!
Kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të ZavedësKryeministërit Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që promovojnë përçarje e urrejtje kundër shqiptarëve.
Në vend që të dënonte atë që bën publikisht thirrje për qasje diskriminuese, nxitje të dhunës dhe intolerancës ndaj komunitetit shqiptar si qëllimi i Vulinit – atëbotë në cilësinë e ministrit të mbrojtjes, ajo e merr në mbrojtje. Termi i tij i përdorur “šiftar” nuk është thjesht një fjalë. Është përpjekje për të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike.
Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Me përfundimin e saj plotësohen të gjitha kushteve ligjore, që Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg të bëhet i vetmi destinacion i yni i radhës.
Padia, e ngritur që më 25 gusht 2019, për diskriminim, kriminalizim, nxitje dhune dhe gjuhë denigruese, tani përfundimisht merr një tjetër dimension. Dhe mos të mendojmë që kemi të bëjmë vetëm me një figurë të fuqishme politike – kjo është një provë e madhe për një drejtësi që refuzon të mbrojë të drejtat themelore të njeriut.
Le të jetë e qartë: nuk harrojmë e nuk do të ndalemi. Kjo nuk është vetëm betejë ligjore; është betejë për dinjitetin, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre. Strasburgu do të jetë një arenë ku do të kërkojmë me ngulm atë që na mohohet sot në Serbi.
COMMENTS