HomeNë fokus

Spiropali: Vëmendja dhe mbështetja për shqiptarët e Luginës do të vazhdojë me përkushtim të shtuar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër falënderuese kryetarit të Këshillit Kombët

Kush e vjedh ndriçimin publik deri në 500.000 dinarë dënimi
Junuzi: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve
Arifi shpreh kënaqësinë për rregullimin e trotuareve në Preshevë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër falënderuese kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi, me rastin e urimit që ai i ka dërguar pas marrjes së detyrës së re qeveritare.

Në letrën zyrtare të datës 16 tetor 2025, ministrja Spiropali shpreh mirënjohjen për urimin e Rexhepit dhe thekson se kujdesi dhe mbështetja e shtetit shqiptar për shqiptarët në Luginën e Preshevës do të vazhdojë me përkushtim të shtuar.

“Çmoj angazhimin e deritanishëm tuajin dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kam bindjen se bashkëpunimi ynë do të rritet e forcohet edhe më tej, në adresim të gjithë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Përparimi i të drejtave të tyre mbetet boshti i angazhimit tonë të përbashkët”, shkruan Spiropali në letër.

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, në reagimin e tij publik, ka falënderuar ministren Spiropali për fjalët e ngrohta dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke theksuar se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet dhe lidhja mes Bujanocit e Tiranës po forcohet çdo ditë më shumë.

“Përpara me përkushtim dhe besim në kauzën tonë kombëtare!”, ka shkruar Rexhepi.

 

COMMENTS