HomeSport

Junuzi: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Nesër (e diel), ora 13.30 Tërnoci-Zhitoragja Në kuadër të xhiros së 12-të të Kampionatit në kuadër të Ligës zonale „Jug“, nesër në Tërnoc zb

Vuçiq: Gjendja e Jashtëzakonshme hiqet më 6 maj
Maskat në ambiente të hapura rekomandim e jo obligim
Çfarë ka ndodhur me oraret dhe stafin në shtëpinë e shëndetit?

Nesër (e diel), ora 13.30

Tërnoci-Zhitoragja

Në kuadër të xhiros së 12-të të Kampionatit në kuadër të Ligës zonale „Jug“, nesër në Tërnoc zbarkon ekipi Zhitoragja nga po i njejti vendbanim.

Fjala është për një ekip të fortë i cili deri më tash ka shënuar 6 fitore, dy barazime dhe po aq humbje, dhe ndodhet në pozitën e 5-të në tabelë.

Nga ana tjetër, Tërnoci ndodhet në pozitën e 9-të me 13-të pikë, nga tre fitore, katër barazime dhe katër humbje.

Ndërkohë, tërnocasit në sfidën e së dieles do të jenë të kompletuar në formacion dhe pritet që nga fillimi i ndeshjes të luajnë furishëm ndaj mysafirëve.

Mesfushori, Albinot Jonuzi, shprehet optimist për ndeshjen e nesërme duke llogaritur në tre pikë të reja.

„Pasi do të jemi të kompletuar, shpresojmë se do të korrim fitore dhe t’i gëzojmë mbështetësit tanë të shumtë gjithandej“,thekson Junuzi.

Ai është i sigurtë se edhe në ndeshjen e nesërme nuk do të mungojë përkrahja e madhe nga „Agallarët“ të cilët paraqesin lojëtarin e 12-të për Tërnocin.

 

COMMENTS