HomeNë fokus

Arifi shpreh kënaqësinë për rregullimin e trotuareve në Preshevë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka shprehur kënaqësinë për fillimin e trotuareve nga ish Tregu i gjelbër deri tek shkolla fi

Çka ndodhi dje në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit?(dokumente)
Vuçiq në konsultime me përfaqësuesit e KSHL-së
Kamberi pret vetëm çertifikimin e KRZ-së

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka shprehur kënaqësinë për fillimin e trotuareve nga ish Tregu i gjelbër deri tek shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi”.

Arifi ka thënë se ky projekt është  i ideuar, dizajnuar dhe kontraktuar nga qeverisja e Alternativës për Ndryshim, ndërkohë me ndjekësit në Facebook ka shpërndarë një foto nga nënshkrimi i kontratës për rregullimin e trotuarit.

Postimi i Arifit:

Dje filluan punimet e projektit të rregullimit të trotuarit nga ish Tregu i gjelbër deri tek shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi”. Projekt ky i ideuar, dizajnuar dhe kontraktuar nga qeverisja e ALTERNATIVA për Ndryshim që synon qarkullimin sa më të lehtë të këmbësorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës së vendit në kushte moderne dhe të përshtatshme.

Kompania kontraktuese sinkronizuar me opozitën e atëhershme prolongoi fillimin e punimeve në periudhë të gjatë kohore, për të mos u llogaritur si projekt i yni, duke u prolonguar tashmë edhe nga ky pushtet jolegjitim që në vend se të realizohej gjatë pushimit veror të shkollës, kanë gjetur që punimet të fillojnë më muajin shtator, ku dhe rreziku është më i lartë përshkak të frekuentimit të rrugës nga nxënësit.

Krahas nevojave të shumta që kërkojnë përkushtim të plotë për çështjet me të cilat Komuna e Preshevës vazhdon të ballafaqohet, kjo “qeveri”, përveçse është jolegjitime vazhdon të jetë e pashpresë në prioritizimin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Kujtojmë që banorët e Raincës dhe Rahovicës ende nuk iu kanë paguar dëmet e vërshimeve.

Gjithsesi, ta gëzojnë banorët e Preshevës 💙🙏

COMMENTS