HomeEditorial

Sot u punësuan dy shqiptarë, të paktën do duhej edhe 2000 të tjerë

Për të qenë të barabartë me të tjerët, për shqiptarët e Luginës do të duhej siguruar të paktën edhe 2000 vende pune në sektorin publik. Kjo shi

Policia në kërkim të armëve, vetëm në Tërnoc kërkohen rreth 50 sosh
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe KKSh-së
PD në mbështetje të protestës së 12 gushtit

Për të qenë të barabartë me të tjerët, për shqiptarët e Luginës do të duhej siguruar të paktën edhe 2000 vende pune në sektorin publik.

Kjo shifër deri diku do t’i përshtatej raportit të popullsisë bazuar në regjistrimin e fundit.

Dikush do të habitej nga fakti se ku të gjinden gjitha këto vende?

Krahasuar me numërin e të punësuarve aktual, përqindjen e shqiptarëve në nivel komunash, rajoni dhe shteti, shifrat në vazhdim do t’i përshtateshin realitetit në terren:

Polici:200-300 kuadro,

Gjykata dhe prokurori: rreth 30,

Qendra rajonale shëndetësore: nga 200-250 (mjekë, infermierë, personel teknik),

Doganat: deri në 30,

Elektrodistribucioni: 20-30,

Posta dhe telekomi:20-30,

Inspektoriatet e ndryshme, Administrata Tatimore, Thesari: Rreth 50,

Ndërmarrjet, organizatat dhe agjencitë e ndryshme shtetërore: ujërat, pyjet, kryqi i kuq, mirëmbajtja dhe pagesa e rrugëve, Industria e naftës dhe ajo e gasit, aeroportet, gjykata komerciale, ajo e apelit, etj: rreth 200,

Transmetuesi publik RTS:rreth 30,

Qeveria, ministritë e ndryshme: rreth 200,

Bordet drejtuese: Rreth 50,

Etj,etj,etj…

Këtu janë përfshirë vetëm shërbyesit, pa pozitat drejtuese.

Vetëm me këtë proporcion, shqiptarët do të mund të konsideroheshin si qytetarë të barabartë në Serbi.

 

COMMENTS