HomeShoqëri

S’ka para: Refuzohen ankesat për subvensione

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka refuzuar sot 17 ankesa të aplikuesve për subvensione në ndërmarrësi dhe „Start up“ programe. Poashtu

Një delegacion i përfaqësuesve të Luginës udhëtoi drejt SHBA-së
Mustafa në takim tek avokati i popullit
Ambasadori i OSBE-së përsëri në takim me përfaqësues nga Lugina

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka refuzuar sot 17 ankesa të aplikuesve për subvensione në ndërmarrësi dhe „Start up“ programe.

Poashtu, është refuzuar edhe propozimi i zv/kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, që vendimi i Komisionit për vlerësimin e apliimeve të refuzohet në tërësi me arsyetim që vitin e ardhshëm të sigurohen më shumë mjete në mënyrë që të aprovohen të gjitha kërkesat e aplikuesve.

Siç njofton portali Bujanovaçke, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka theksuar se mjetet janë paraparë në kuadër të buxhetit për këtë vit dhe duhet harxhuar, ndërsa ankesat janë refuzuar ngase nuk ka mjete shtesë.

Kujtojmë, se për subvensionimin e ndërmarrësisë për këtë vit ishin paraparë 12 milionë dinarë, gjashtë për ndërmarrjet ekzistuese dhe po aq për idetë fillestare në biznes.

COMMENTS