HomeShoqëri

Sinani bashkatdhetarëve: Mos i harroni gjurmët e vendlindjes

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar sot agjendën e një aktiviteti të cilin e organizon komuna në bashkëpunim me shoqatën "Drejtoria

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK TË KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE DREJTORIT TË PËRKOHSHËM TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES NENAD MITROVIQ
PËRUROHET TRAFO STACIONI NË FSHATIN BILINICË
Kamberi: Angazhimi i diplomatëve të huaj domethënës, shteti duhet t’i zbatoj obligimet

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar sot agjendën e një aktiviteti të cilin e organizon komuna në bashkëpunim me shoqatën “Drejtoria për inkluzion”, e qê ka për qëllim njoftimin e fëmijëve nga diaspora me trashëgiminë dhe resurset tjera historike e turistike.

Postimi i Sinanit:

Bashkatdhetarët tanë 🇨🇵🇩🇪🇮🇹🇨🇭🇧🇪🇬🇧 nuk duhet t’i harrojnë gjurmët e vendlindjes 🇦🇱

E sidomos bukuritë natyrore të cilat i ka vendi ynë 🏔

Një mundësi e tillë e vizitës së këtyre vendeve, fëmijëve 👫 nga diaspora iu mundësohet nga Komuna e Preshevës në bashkëpunim 🤝 me Shoqatën “Drejtoria për Inkluzion” ♿️

Ftojmë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, që këto ditë janë pranë familjeve 🫂 të tyre që t’i përgjigjen FTESËS për t’i vizituar atraksionet si 👇

📌 Shpella e Ilincës 🪨
📌Penda e Rahovicës 🏝🏊
📌 Vrella e Miratocës 🏞
📌 Livadhi i Shehut 🏃‍♂️🤼🤸🥅🏕

Gjatë ditës ku vizitohen këto pika, fëmijëve do t’iu sigurohet ushqimi 🍔🥪 e pijet 🥛🥤

Këto e shumë pika tjera janë mundësi për zhvillimin e agroturizmit e turizmit malor 📉⛰️

COMMENTS