Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar sot agjendën e një aktiviteti të cilin e organizon komuna në bashkëpunim me shoqatën "Drejtoria
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar sot agjendën e një aktiviteti të cilin e organizon komuna në bashkëpunim me shoqatën “Drejtoria për inkluzion”, e qê ka për qëllim njoftimin e fëmijëve nga diaspora me trashëgiminë dhe resurset tjera historike e turistike.
Postimi i Sinanit:
Bashkatdhetarët tanë nuk duhet t’i harrojnë gjurmët e vendlindjes
E sidomos bukuritë natyrore të cilat i ka vendi ynë
Një mundësi e tillë e vizitës së këtyre vendeve, fëmijëve nga diaspora iu mundësohet nga Komuna e Preshevës në bashkëpunim
me Shoqatën “Drejtoria për Inkluzion”
Ftojmë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, që këto ditë janë pranë familjeve të tyre që t’i përgjigjen FTESËS për t’i vizituar atraksionet si
Shpella e Ilincës
Penda e Rahovicës
Vrella e Miratocës
Livadhi i Shehut
Gjatë ditës ku vizitohen këto pika, fëmijëve do t’iu sigurohet ushqimi e pijet
Këto e shumë pika tjera janë mundësi për zhvillimin e agroturizmit e turizmit malor
COMMENTS