HomeUncategorized

Si rrjedhojë e Covidit ndihmon 67 familje, pastrohet edhe qyteti

Komuna e Bujanocit ka ndihmuar sot disa familje me asistencë sociale. “Me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, kryetari i komunës së Bujanocit në

MUSTAFI: KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI
Pajaziti: Tallava koalicioni “gjithëshqiptarë” po largon nga puna ata që mendojnë ndryshe
Gjithçka rreth BU CUP në kohë reale, krijohet faqe e posaçme

Komuna e Bujanocit ka ndihmuar sot disa familje me asistencë sociale.
“Me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, kryetari i komunës së Bujanocit nënshkroi urdhëresën financiare që t’i ndihmohet 67 familjeve me asistencë sociale në vlerë prej 354.000 din.(3000€).

Kjo ndihmë vie si pasojë e gjendjes së rënduar sociale e shkaktuar nga pandemia Covid 19 “, njoftoi faqja zyrtare e komunës në Facebook.

Kjo faqe poashtu ka njoftuar se “në bazë të masave të Qeverisë për mbrojtjen nga rreziku i pandemisë Covid – 19 dhe kërkesës së Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, NP Komunalia ka filluar pastrimin e rrugëve, duke filluar nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit deri tek Shtëpia e Shëndetit, për të vazhduar edhe në Rrugën e Kosovës “.

NP Komunalia është në gjendje gatishmërie të pastrojë edhe vendbaimet tjera, tregun e kafshëve dhe të gjelbërt, në mënyrë që ruajmë shëndetin publik.

COMMENTS