HomeNë fokus

Pajaziti: Organi i dhunshëm deri dje, sot u shndërrua në organ të përkohshëm.

Kryetari i Alternativës pêr Ndryshim në Bujanoc, Arbêr Pajaziti, ka komentuar zhvillimet rreth emërimit të Organit të përkohshëm në Këshilin Kombë

Kryetarët e bashkive shqiptare takohen në Gjakovë, Bujanoci prezantohet nga Arifi
Arifi dhe Qazimi takojnë kryetaren e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut
Braathu dhe Hill takojnë kryeministren Brnabiq, në fokus Plani 7 pikësh

Kryetari i Alternativës pêr Ndryshim në Bujanoc, Arbêr Pajaziti, ka komentuar zhvillimet rreth emërimit të Organit të përkohshëm në Këshilin Kombëtar Shqiptar nga ana e ministrit të Ministrisë për Pakica dhe Dialog Shoqëror, Tomisllav Zhigmanov.

Ky është postimi i Pajazitit:

Organi i dhunshëm deri dje, sot u shndërrua në organ të përkohshëm.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të udhëhiqet nga organi i dhunshëm i vendosur nga Qeveria e Serbisë. Kjo situatë erdhi pasi partitë shqiptare nuk arritën të merren vesh për të bashkëqeverisur me këtë institucion.

Si ALTERNATIVË, nuk kemi qenë të ftuar në asnjë prej takimeve që janë organizuar me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krijimin e shumicës në KNSH. Majde edhe kur i kemi ftuar, askush nuk ka ardhur në takimin e organizuar nga ne.

Në takimin e organizuar në hapsirat e KNSH nga përfaqësuesit e ministrisë përkatëse kemi qenë prezent dhe e kemi ripërsëritur qëndrimin se APN nuk ka emra për organ të dhunshëm të vendosur nga Beogradi në një institucion shqiptarë.

Javën e kaluar kemi qenë të ftuar në takim te kryeministrja e Qeverisë së Sërbisë, Ana Bërnaniq, këtë takim e kemi bojkotuar.

Tashmë emrat janë publikuar.
Përgjegjësit e kësaj situate dihen.
Dihen edhe ata që “e thonin troç” se nuk do të jenë pjesë e vendimeve që do të merren nga ministri serb.

Dihen edhe ata që thonin se dikush po e dërgon KNSH në duart e Vullinit. Shkuan vetë te Vullini.

Dihen edhe ata që e gjuanin gurin dhe e fshehnin dorën për të ruajtur karrigen dhe qeverisjen lokale.

Tashme dihet edhe se pushteti lokal në Bujanoc dhe koalicioni rreth deputetit ishin bërë për interesa personal e grupor.

“Poshteni Allbanci” jeni mjerimi dhe turpi i këtij vendi.

COMMENTS