HomeSport

Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht

Zgjedhja e Kuvendit të KF “ Tërnoci “ e paraparë për ditën e sotme, nuk është bërë. E gjithë kjo si rrjedhojë e interesimit jo të mjaftueshëm të qy

Rekord në futbollin e Serbisë: Nga Surdulica në Crvena Zvezda për 2,5 milion euro
Në Bujanoc midis 35.000-37.000 shqiptarë?
Ambasadori i ri i OSBE-së takim në KKSH


Zgjedhja e Kuvendit të KF “ Tërnoci “ e paraparë për ditën e sotme, nuk është bërë.
E gjithë kjo si rrjedhojë e interesimit jo të mjaftueshëm të qytetarëve, raporton FOLonline.


„ Ndoshta në interesim jo adekuat ka ndikuar koha e pushimeve por edhe gjendja epidemike si pasojë e virusit Covid dhe hezitimi i njerëzve për të marrë pjesë në tubime „, theksoi për FOLonline njëri nga anëtarët aktual të kryesisë së klubit.
Duke e pasur parasysh gjendjen, KF „ Tërnoci „ ka vendosur që zgjedhjet e reja t’i shtyejë për datën 30 gusht, e diel, nga ora 18:00, në ambientet e stadiumit.
Me këtë rast, kontribuesit shumvjeçar të klubit si, Nexhat Aliu, Fatmir Ademi, Nexhat Ramizi, Faruk Nazifi, Mexhid Aliti, etj…përmes FOLonline i kanë bërë thirrje futbolldashësve që në datën e caktuar në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në zgjedhjen e Kuvendit të ri.
Kuvendi i KF „ Tërnoci „ numëron 27 anëtarë, të cilët më pas zgjedhin organet e reja të klubit.
Zgjedhjet e fundit ky klub i kishte zhvilluar para 8 vjetësh, gjegjësisht në vitin 2012.

 

COMMENTS