HomeShoqëri

Pajaziti takon bashkëthemeluesin e Treco Holding, diskutohet për zgjidhje moderne në menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, , ka zhvilluar sot një takim me Arne Grewe, bashkëthemelues i Treco Holding. Gjatë takimit është diskutuar për

Nuk ka marrëveshje për koalicion as në Tiranë, mundësia e fundit që ajo të arrihet nesër në Bujanoc?
VAKSINAT ARRIJNË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC
Pajaziti: Revolta qytetare ka dridhur rehatinë e kryetarit të dështuar…

Kryetari i Komunës së Bujanocit, , ka zhvilluar sot një takim me Arne Grewe, bashkëthemelues i Treco Holding.

Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e mbeturinave dhe mundësitë për aplikimin e zgjidhjeve moderne në komunën e Bujanocit. Sipas kryetarit Pajaziti, në fokus të bisedës kanë qenë përmirësimi i sistemit ekzistues, rritja e efikasitetit në shërbime si dhe mbrojtja e mjedisit përmes praktikave bashkëkohore.

Palët kanë shkëmbyer ide konkrete që synojnë modernizimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave, duke u bazuar në përvoja dhe modele të suksesshme ndërkombëtare.

Kryetari Pajaziti ka theksuar se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim sjelljen e përvojave ndërkombëtare dhe ndërtimin e bashkëpunimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Bujanocit.

COMMENTS