Romët t e Bujanocit u tubuan në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës, e cila ishte e stërmbushur, në një takim të organizuar nga kryetari i degë

Romët t e Bujanocit u tubuan në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës, e cila ishte e stërmbushur, në një takim të organizuar nga kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (PDP), Adem Salihi.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, Salihi theksoi përkushtimin e tij dhe të subjektit që përfaqëson për të qenë pranë qytetarëve në çështjet më të ndjeshme, duke vënë theks të veçantë në procesin e legalizimit. Ai njoftoi se nga e diela e tutje, çdo ditë prej ora 16:00 deri në 18:00, do të jetë në zyrë për t’i ndihmuar qytetarët në paraqitjen e dokumentacionit dhe në sqarimin e çdo procedure ligjore.
Sipas Salihit, ky interesim i madh dhe mbushja e sallës janë dëshmi e qartë se komuniteti rom kërkon përfaqësim serioz dhe rezultate të prekshme. Ai theksoi se besimi që romët e Bujanocit i kanë dhënë degës së PDP-së po kthehet në angazhim konkret dhe në punë të vazhdueshme në terren.
Një moment i rëndësishëm i takimit ishte njoftimi se ka nisur procedura për zgjidhjen e problemit të Moravës 76, si rezultat i angazhimit politik dhe institucional. Salihi u shpreh se tashmë ekziston vullneti dhe përkrahja nga të gjitha instancat për të çuar deri në fund këtë proces.
“Mbështetja është e pranishme. Vullneti ekziston. Objektivi ynë është i qartë dhe i arritshëm,” deklaroi Salihi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një problemi që ka prekur shumë familje.

COMMENTS