HomeShoqëri

Asfaltohet rruga për tek deponia e qytetit

Në komunën e Bujanocit ka nisur realizimi i një tjetër projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që sipas kryetarit të komunës Arbër Pajaziti, synon

Pajaziti: Shtëpia e kriptovalutave dhe bizneset politike
Presheva humb shumicën qeverisëse?
Rrugica e familjes së dëshmorit në Dobrosin, “hije e zezë “ e koalicionit në Bujanoc

Në komunën e Bujanocit ka nisur realizimi i një tjetër projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që sipas kryetarit të komunës Arbër Pajaziti, synon përmirësimin e shërbimeve të përditshme dhe funksionalitetit komunal. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës që lidh qytetin me deponinë, punime këto që tashmë kanë hyrë në fazën e zbatimit në terren.

Kryetari Pajaziti thekson se ky projekt ka qenë pjesë e planifikimeve të hershme të komunës dhe sot po merr formën e tij konkrete. Ai nënvizon se investimi në këtë segment rrugor nuk sjell vetëm qasje më të lehtë dhe më të shpejtë drejt deponisë, por edhe kushte më të mira për mirëmbajtjen e vazhdueshme, qarkullimin e mjeteve punuese dhe ndërhyrjet urgjente.

Nëpërmjet kësaj rruge të asfaltuar pritet të sigurohet transport më efikas i mbeturinave si dhe menaxhim më i rregullt i procesit operativ të deponisë. Sipas Pajazitit, investime të tilla janë thelbësore për funksionimin e shërbimeve komunale dhe për krijimin e një mjedisi më të pastër e më të organizuar për qytetarët.

“Vazhdojmë me punë konkrete, hap pas hapi, për një Bujanoc më funksional dhe më të qëndrueshëm. Kujdesi për interesin publik mbetet prioritet yni i përditshëm”, potencon kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Punimet pritet të kontribuojnë në lehtësimin e operacioneve të higjienës publike dhe në rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale në Bujanoc.

COMMENTS