HomeShoqëri

Shkollarët nga Stambolli “vërshojnë” kabinetin e Arifit

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ishte sot përplot me nxënës dhe profesorë nga Stambolli i Turqisë. "Profesorët Osman

Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc
Mustafa kundërshton idenë e Vuçiqit
Nuk ka marrëveshje për koalicion as në Tiranë, mundësia e fundit që ajo të arrihet nesër në Bujanoc?

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ishte sot përplot me nxënës dhe profesorë nga Stambolli i Turqisë.

“Profesorët Osman Ay, Enise Büşra Yilmaz dhe Elif Çal, së bashku me një grup nxënësish nga shkollat e Stambollit të Turqisë, të shoqëruar nga drejtori i Gjimnazit Zejni Fejzullahu me ekipin e tij, ishin musafirët e mi të sotëm”, shkroi kryetari Arifi në Facebook duke prezantuar mysafirët.

“Bashkëpunimi i Gjimnazit “Sezai Surroi” me shkollat nga Stambolli është një rast i mirë për shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Le të jetë ky një hap tjetër, që përmes shkëmbimit të përvojave të ndihmohet ngritja e cilësisë së arsimit”, është shprehur Arifi.

COMMENTS