HomePolitikë

Listës i prinë Enkel Rexhepi

Partia për Veprim Demokratik (PVD)  është cetifikuar të shtunën me listën zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), e cila kryesohet nga Enk

Si t’kërkohen informacione me rëndësi publike…
Masat e vikendit, çka lejohet e çka ndalohet
Çfarë rëndësie ka unifikimi i shqiptarëve të Luginës në Zvicër?

Partia për Veprim Demokratik (PVD)  është cetifikuar të shtunën me listën zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), e cila kryesohet nga Enkel Rexhepi. Lista për zgjedhjet e 8 nëntorit përmban gjithsej 29 kandidatë nga Presheva dhe Bujanoci.

Pas Rexhepit, master i gjuhës shqipe, në pesë pozitat e para renditen Ilir Sadriu, inxhinier i diplomuar i makinerisë, Mimoza Mustafa, profesoreshë e gjuhës angleze, Arber Aliu, ekonomist i diplomuar, dhe Afërdita Hasani, stomatologe.

Kandidatë nga fusha të ndryshme profesionale

Lista përfshin kandidatë me profile të ndryshme arsimore dhe profesionale. Krahas mësimdhënësve dhe specialistëve të arsimit, në të janë përfshirë ekonomistë, juristë, psikologë, mjekë, stomatologë, arkitektë dhe profesionistë të administratës publike e shkencave kompjuterike.

Në mesin e kandidatëve janë edhe profesionistë të fushave të fizikës, matematikës, edukatës fizike dhe bibliotekarisë.

Përfaqësimi gjinor dhe territorial

Nga gjithsej 29 kandidatë, 10 janë gra dhe 19 burra. Gratë përbëjnë rreth 34.5 për qind të listës, ndërsa burrat rreth 65.5 për qind.

Sa i përket përfaqësimit territorial, 15 kandidatë janë nga Presheva dhe 14 nga Bujanoci, duke ofruar një shpërndarje pothuajse të barabartë mes dy komunave.

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar do të mbahen më 8 nëntor 2026. KKSH-ja përfaqëson interesat e shqiptarëve në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit.

Lista e kandidatëve:

Izborna lista Partija za demokratsko delovanje-1

COMMENTS