HomeAktualeKoronavirusi

Shkencëtari izraelit zbulon testin e shpejtë të coronavirusit, rezultati për 20 sekonda

Shkencëtari izraelit, Gabby Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të sëmundjes COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ në më pak se nj

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Tubohet Kuvendi Komunal: Ja për çka do të diskutohet
Çka do të punojë nga 4 maji?

Shkencëtari izraelit, Gabby Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të sëmundjes COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ në më pak se një minutë, dhe madje edhe pas 20 sekondash, raportojnë mediat izraelite.

Në një deklaratë të Universitetit Ben Gurion në Izrael, thuhet se kjo pajisje testimi fillimisht duhet të miratohet, një proces që zgjat dy deri në tre muaj.

Foto: COVID-19 Ab testing (Foto: Chung Sung-Jun/Getty Images/Guliver)

 

Prodhimi i testit mund të fillojë në shtator ose tetor.

Vlerësohet se një pajisje mund të japë rezultatet e 4500 testeve në ditë, nëse llogaritet se një test zgjat 20 sekonda.

Pajisja kryesore do të kushtojë rreth 400,000 dollarë, dhe secili test 40 deri 50 dollarë amerikan, parashikon profesori Sarusi.

Deri më tani, testi ka treguar një saktësi prej 90 për qind dhe është provuar në një mostër prej 120 izraelitësh, nga të cilët 45 për qind ishin të infektuar me coronavirus dhe 55 për qind të shëndetshëm.

COMMENTS