HomeAktualeinterviste

Hooper: Marrëveshja Kosovë-Serbi është arritur, Grenell duhet ta bindë BE’në deri në qershor

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit t

Aksident në hyrje në Tërrnocit ( foto )
Tërnoci falenderon mërgatën për ndihmat e ofruara
Një hije e zezë mbi donacionin historik

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper.

Ai, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ka theksuar se BE-ja do të duhet që ta pranonte “komponentën territoriale”.

Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avansimit të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse midis dy palëve.

“Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.

Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.

Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.

“Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentën territoriale. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse”, ka thënë Hooper.

Ai thotë se Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit”.

” Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyrë. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.

Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper.

COMMENTS