Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, jo vetëm që me propozimet dhe fjalimet e tij jep kontribut gati në të gjitha seancat e
Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, jo vetëm që me propozimet dhe fjalimet e tij jep kontribut gati në të gjitha seancat e këtij organi legjislativ, por shquhet edhe me aksionet që i ndërmerrë për komunitetin nga vendbanimi i cili vie.
Lutfiu promovon prodhimet bujqësore të bashkëvendësve në fshatin Osllarë, ngrit zërin për difektet në fshat, alarmon ndërmarrjet gjegjëse për shërbimet komunale, ato të infrastrukturës dhe rrymës.
I prinë organizimeve sportive e kultuturore, është në ballë të aksioneve për mbrojtje të mjedisit, etj.
Së fundmi, këshilltari Lutfiu, i cili është pjesë e Lëvizjes së Progresit Demokratik-LPD, ka shpërndarë një njoftim lidhur me sigurimin e kifleve për nxënësit e klasave I-IV si dhe sigurimin e transportit për nxënësit e klasava V-VIII.
“Edhe këtë vit u siguruan kiflet për më të dashurit, nxënësit e shkollës tonë.
Dy punë të mira po realizohen në gjysëm-vjetorin e parë;
-kilflet pët nxënësit prej klasës së I-IV ❤️
-transporti për nxënësit prej klasës V-VIII ❤️
E falenderojmë shkollën “Ali Bektashi” për bashkëpunimin”, ka shkruar këshilltari Nevzad Lutfiu në Facebook.
COMMENTS