HomeNë fokus

MUSTAFA:BARAZIA, DIVERSITETI DHE PËRBALLJA ME TË KALUARËN JANË NEVOJË URGJENTE PËR DEMOKRACINË

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë në Beograd, në konferencën “Ex post analiza mbi realizimin e Planit të vepri

Për Vitin e Ri lokalet deri në ora 18:00
Shkolla e Mesme „ Sezai Surroi „ me njoftim të rëndësishëm për nxënësit
Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë në Beograd, në konferencën “Ex post analiza mbi realizimin e Planit të veprimit për ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare”.

Me këtë rast, Mustafa në Facebook ka publikuar pjesë nga fjalimi i tij në këtë konferencë:

Para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Ministrive përkatëse dhe institucioneve tjera nënvizova se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar tashmë për sa vite revidimin e Planit të veprimit si dokument i politikave publike që duhet trajtoj çështjet e rëndësisë vitale jetësore edhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Barazia dhe përballja me të kaluarën janë parakushtet në realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë.
“Shfrytëzimi I mjeteve administrative për të ushtruar spastrimin etnik – pasivizimi I adresave” (KHDNj) është I papranueshëm e duhet me urgjencë rikthyer adresat e ndërpres këtë proces diskriminues.

Duke qenë rajoni me pagën mesatare gjashtë herë më të ulët se Beogradi, ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë rreth 70%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi në mungesë të vullnetit politik e qasjes raciste nga Ministra të fuqishëm në Beograd që nuk ka guxim t’i dënojnë as gjykatat.

Centralizimi i institucioneve ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin. Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)

Vitin që lamë pas realizuam një sukses të jashtëzakonshëm sa i përket librave shkollor, katalogun e emrave dhe mbiemrave shqip që nuk është karakteristik e këtij viti.

Gjithë e më shumë edhe për shkak të këtij diskursi publik jodemokratik pakicat nacionale po zvogëlohen në mungesë të perspektivës ekonomike e zhvillimit të vlerave e parimeve të BE-së.

Konferenca është mbajtur në kuadër të programit për promovimin e diversitetit dhe barazisë nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey – Faza II” në Ministrinë për Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror.

COMMENTS