HomePolitikë

Shaqiri:Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.

Zv/ kryetari i komunës së Preshevës, Almin Shaqiri, ka deklaruar sot se përfaqësues të ndryshëm politik nga Lugina po përpiqen me çdo kusht da bll

Fëmijët njihen me rregullat e komunikacionit, vizitojnë Autoshkollën „Lion“
Akri Çipa: I domosdoshëm reciprociteti mes serbëve të Kosovës me shqiptarët e Luginës
Konkluzionet e Sh.K.S.J. në Preshevë

Zv/ kryetari i komunës së Preshevës, Almin Shaqiri, ka deklaruar sot se përfaqësues të ndryshëm politik nga Lugina po përpiqen me çdo kusht da bllokojnë dhe anashkalojnë kryetarin e Preshevës dhe të APN-së, Shqiprim Arifi, në axhendat e Prishtinës dhe Tiranës me qëllim që t’i pengojnë urat e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

Postimi i Shqirit:

Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.

Axhendat e ndryshme për të bllokuar dhe anashkaluar atë nga proceset për të ndërtuar urat e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në dobi të qytetarëve tanë, do jenë dështimi më i madh i politikanëve nga Lugina, të cilët vajtojnë nëpër zyrat e ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë, kurse tinëz “fërkohen” natën me segmente të errëta të Beogradit, për të përfituar ndonjë post apo privilegj personal.

Karshi Shqiprimit është populli dhe vet e vërteta, andaj shpifjet e ndryshme nëpër tavolinat dhe kafenet e ndryshme, vetëm sa do e forcojnë atë.

Ju rikujtoj që kurrë nuk do mund t’a mposhtni, sepse pranë tij është e vërteta, është populli dhe ai është më legjitim se të gjithë ju!

COMMENTS