HomeShoqëri

Seanca e Këshillit Komunal të Bujanocit

Sot u mbajt seanca e radhës e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku u shqyrtuan dhe u diskutuan një sërë pikash me rëndësi për funksionimin e adminis

Trupi Koordinues ndan mirënjohje për Aleksandar Vulinin, reagim  nga deputeti  Kamberi
APN fton subjektet shqiptare në konsultime rreth qeverisjes lokale
Koalicioni për zgjedhjet parlamentare i ngjashëm me atë në Bujanoc

Sot u mbajt seanca e radhës e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku u shqyrtuan dhe u diskutuan një sërë pikash me rëndësi për funksionimin e administratës dhe zhvillimin e komunës.

Në këtë seancë u miratuan raportet vjetore për vitin 2025 të drejtorive komunale, raportet financiare, si dhe raportet e komisioneve për inventarizim dhe regjistrim. Po ashtu, u trajtuan kërkesa të ndryshme të institucioneve dhe shoqatave, si dhe çështje që lidhen me planifikimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore për vitin 2026.

Sipas kryetarit Arbër Pajaziti , Këshilli vazhdon të punojë me përgjegjësi dhe transparencë, në interes të qytetarëve dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

COMMENTS