HomeNë fokus

Seanca e 13 e Këshillit Komunal të Bujanocit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar për zhvillimin e Seancës së XIII të Këshillit Komunal, ku u miratuan disa vendime  pë

Ambasada e SHBA’së në Beograd për “shiptari”-n e Vulinit: Ne dimë për rreziqet e shkaktuara nga fjalimet fyese
Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Seanca e tetë e Komitetit Qendror të LKS-së: Lindja e liderit (pjesa 5)
Forum i gjërë në Vranjë: Sa janë të mbrojtur gazetarët?

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar për zhvillimin e Seancës së XIII të Këshillit Komunal, ku u miratuan disa vendime  për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

“Sot zhvilluam Seancën e XIII të Këshillit Komunal të komunës sonë, ku adresuam disa nga çështjet më të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e Bujanocit,” shkroi Pajaziti në një postim në Facebook.

Në qendër të seancës ishte miratimi i llogarisë përfundimtare të buxhetit për vitin 2024. “Ky dokument na jep pasqyrën e qartë për mënyrën se si janë realizuar të hyrat dhe shpenzimet gjatë vitit të kaluar,” theksoi kryetari, duke e cilësuar këtë hap si thelbësor për transparencën dhe menaxhimin financiar të përgjegjshëm.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte miratimi i programit për mbështetjen e politikave bujqësore dhe zhvillimit rural për vitin 2025. “Me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale,” shtoi ai. Brenda këtij programi u aprovua edhe rregullorja mbi mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve buxhetore për sektorin e bujqësisë, për të garantuar ndarjen e drejtë dhe transparente të mbështetjes financiare.

Gjithashtu, u miratua aktivizimi i komisionit për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, në mënyrë që, sipas Pajazitit, të “shfrytëzohet më efikas kjo pronë në interes të zhvillimit lokal.”

Ndër vendimet tjera të seancës ishin edhe miratimi i kërkesës për marrjen e certifikatës mbi karakteristikat energjetike për një pjesë të një ndërtese komunale, si dhe shqyrtimi i kërkesave të Gjykatës Themelore në Bujanoc dhe të Medresesë së Luginës së Preshevës.

Një vendim me rëndësi të veçantë ishte edhe “aprovimi i komisionit për sport, i cili do të menaxhojë financimin e klubeve sportive për vitin 2025 në vlerë prej 7 milionë dinarësh,” potencoi Pajaziti, duke e konsideruar këtë si “një mbështetje konkrete për sportin lokal dhe klubet që përfaqësojnë komunën tonë me dinjitet.”

Në përmbyllje, kreu i komunës u shpreh se “përkushtimi ynë për zhvillim të balancuar, transparencë dhe përfshirje të të gjitha sektorëve të jetës publike mbetet prioritet.”

COMMENTS