HomeUncategorized

Së shpejti shpërndahen mjetet për biznese, bujqësi, studentë, sport….

Këshilli Komunal i Bujanocit ka vendosur sot për shpalljen e konkurseve në disa sfera, si biznese lokale, bujqësi, kulturë, OJQ, sport, media, stu

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Nexhmedin Saqipi zgjidhet zëvendës i Bashkësisë Islame të Serbisë
Betohen deputet e rinj, prezent edhe Kamberi

Këshilli Komunal i Bujanocit ka vendosur sot për shpalljen e konkurseve në disa sfera, si biznese lokale, bujqësi, kulturë, OJQ, sport, media, studentë, etj.

Detajet e seancës së 4 i solli kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Postimi i tij:

Sot zhvilluam seancën e katërt të Këshillit Komunal, me ç’rast sollëm një sërë vendimesh të rëndësishme për bashkëqytetarët tanë.

Duhet t’i veçojmë shpalljen e konkurseve dhe emërimin e komisioneve në disa sfera nga të cilat përfitues do të jenë një numër i madh i shfrytëzuesve direkt dhe indirekt.

Miratuam vendimin për shpalljen e konkursit dhe emërimin e komisionit për mjetet stimuluese në ndërkarrësinë lokale për vitin 2025, të atij për bujqësi, konkurset për shoqërinë civile, mediat, sportin dhe kulturën.

Poashtu aprovuam edhe vendimin për dhënien e ndihmave të njëhershme për studentët dhe ata të nivelit master.

Të gjitha këto vendime i miratuam në pjesën e parë të vitit, me t’vetmin qëllim që segmentet shoqërore të funksionojnë normalisht në pjesën e mbetur të vitit.

Me këtë dëshmojmë se ne nuk kalkulojmë si pushtet e mëparshme duke zvarritur shfrytëzuesit direkt dhe indirekt të buxhetit.

 

COMMENTS