Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari komunal nga ky subjekt, Rahim Salihi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kuvendit Kom
Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari komunal nga ky subjekt, Rahim Salihi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, lidhur me “Platformën e Unitetit Kombëtar për Shqiptarët e Luginës”. Salihi ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e thirrjeve për unitet, duke theksuar se ai duhet të nisë fillimisht nga vetë Bujanoci dhe përbërja aktuale e pushtetit lokal. Më poshtë reagimi i plotë:

“Uniteti kombëtar fillon nga Bujanoci.
E mirë kjo “Platforma e Unitetit Kombëtar për Shqiptarët e Luginës”, e punuar me ChatGPT nga kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Madje, edhe më e mirë do të ishte sikur të jetësohej që ditën e martë, kur edhe kemi seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc.
Le të fillojë unifikimi i shqiptarëve nga Bujanoci, aty ku 18 këshilltarë shqiptarë janë në opozitë, ndërsa vetëm 8 janë në pushtet.
Përndryshe, kjo Platformë e Unitetit Kombëtar, përveç se mbetet një status i thjeshtë në Facebook, shihet edhe si një pozicionim personal i kryetarit të Kuvendit të Bujanocit për zgjedhjet parlamentare të paralajmëruara.
Uniteti i pjesërishëm kombëtar është kalkulim personal politik e jo vizion i sinqertë e afatgjatë!
Të dilet me thirrje për unitet kombëtar të dielen, e të bashkëqeveriset me SNS-in martën nuk shkon.
Nuk është serioze.”
COMMENTS