HomeShoqëri

Komunalia dënon hudhjen e mbeturinave në këtë mënyrë (foto)

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka reaguar ndaj hedhjes së mbeturinave dhe dëmtimit të pastërtisë në qytetin e Bujanocit, duke apeluar për më shumë

Pajaziti: Tallava koalicioni “gjithëshqiptarë” po largon nga puna ata që mendojnë ndryshe
KKSH 2022 (Nuk keni pa gjë, akoma)
Hill në Bujanoc me Arifin dhe Kamberin

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka reaguar ndaj hedhjes së mbeturinave dhe dëmtimit të pastërtisë në qytetin e Bujanocit, duke apeluar për më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët. Në reagimin e publikuar, thuhet se përpjekjet për një qytet më të pastër po pengohen nga veprime të papërgjegjshme të individëve të caktuar, të cilët po dëmtojnë imazhin e qytetit.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se punëtorët po angazhohen çdo ditë, edhe në temperatura të larta, për të mbajtur pastërtinë në nivel, ndërsa kanë kërkuar edhe reagimin e Inspekcionit Komunal dhe Policisë ndaj rasteve të tilla.

“Bujanoci meriton pastërti dhe diaspora nuk e meriton të pritet me pamje të tilla”, thuhet mes tjerash në reagimin e “Komunalia”, e cila ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetar në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë publike.

COMMENTS