HomeNë fokus

Salihi rikujton qytetarët dhe bizneset për konkurset aktuale

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, Sali Salihi, ka rikujtuar sot për konkurset aktuale që janë në dispozicion pë

APN: Prokuroria e Lartë Publike hedh poshtë Kallëzimin Penal kundër kryetarit Shqiprim Arifi
Çka i premtoi Hoti përfaqësuesve nga Lugina?
Kamberi kërkon sqarime për drejtorin e shkarkuar në Preshevë

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, Sali Salihi, ka rikujtuar sot për konkurset aktuale që janë në dispozicion për shtresat e ndryshme të shoqërisë.

Në këto konkurse, vlerash të ndryshme, qytetarët, organizatat, bizneset, etj, mund të aplikojnë për fonde dhe projekte nga komuna, shteti dhe Bashkimi Evropian.

Postimi i Salihit:

Për qëllime të përkrahjes së bizneseve dhe punësimit, aktuale janë këto konkurse, për të cilët mund të aplikojnë të interesuarit nga komuna e Bujanocit:

KONKURSI NGA BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT

➡️ Komuna e Bujanocit ka ndarë 24 milionë dinarë për përkrahjen e biznesit lokal, nga to:

– 18 milionë për bizneset ekzistuese
– 6 milionë për ata që dëshirojnë të themelojnë biznesin

Afati i fundit për paraqitje: 31.05.2022

KONKURSI NGA TRUPI KOORDINUES

➡️ Trupi Koordinues ka ndarë 16.600.000,00 dinarë për subvencionimin e bizneseve nga komuna e Bujanocit.

Vlera minimale e subvencionimit 300.000,00 dinarë, maksimalja 3.000.000,00 dinarë.

Afati i fundit për paraqitje 10.06.2022.

KONKURSI NGA PROGRAMI I BASHKIMIT EVROPIAN EU PRO +

➡️ Në mesin e 99 komunave në Serbi, edhe bizneset nga komuna e Bujanocit mund të aplikojnë. Vlera e mundshme e subvencionimit, prej 10.000 € – 40.000 €.

Afati i fundit për aplikim 30.06.2022.

COMMENTS