Kryeshefi i drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Rahim Salihi, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryetarit të komunës, Nagip Arfi, të bërë n
Kryeshefi i drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Rahim Salihi, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryetarit të komunës, Nagip Arfi, të bërë në seancën e Këshillit Komunal.
Deklaratën e Arifit „ Rahim Salihi po bëhet i sëmurë s’po vjen me raportu“, Salihi ë ka quajtur amatore, madje edhe fëmijërore.
Salihi ka theksuar se Arifi të gjitha këto po i bënë për të mbajtur zotimin për përfshirjen në koalicion të atyre që i ka premtuar.
Postimi i plotë i Rahim Salihit:
“Kryeshefi i investimeve nuk ka guxim të mbrojë raportin, po deklaron se është sëmurë ndërsa rri nëpër kafiqa”.
Deklaratë amatoreske, krejtësisht e papërgjegjshme, madje fëmijërore, ajo e kryetarit të komunës së Bujanocit në seancën e Këshillit komunal sot.
Në anën tjetër, deklaratë mjaftë e lezetshme.
Ai, lezetshëm, vazhdon avazin e vjetër.
Merret se kush ku rrin. Kush me kënd shoqërohet. Kush në cilin vend e kush në cilin kafiq hyn/del.
Me siguri ka mundi.
I nevojitet hapsirë për të inkuadruar në koalicion ata tek të cilët është zotuar se do t’i bëjë pjesë të qeverisjes. Tash, s’po e ka edhe leht.
E sa për raportin (i cili është mbrojtur sot) skam çka të them.
E shihni çdo ditë duke prerë shirita nëpër projekte të ndryshme – ato flasin më së miri për punën tonë e angazhimin tim.
Sepse, sigurisht që përveç shiritave, as edhe një punë të vetme se ka bërë në ato projekte.
Ps. Ka kohë që jam deklaruar të zëvendësohem në vendin e Kryeshefit. Sdi pse ende nuk e keni bërë.
COMMENTS