HomeNë fokus

Arifi thumbon Salihin: Po rri në kafe, s’po vjen me raportu

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thumbuar sot kryeshefin e Drejtoratit për Investime, Rahim Salihin e Partisë për Veprim Demokratik.

Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Lista e bizneseve përfituese në bizneset ekzistuese dhe ato fillestare
Dyshimet e Pajazitit: A ishte rastësi zjarri që e kaploi deponinë e qytetit në natën e Bajramit, apo gjithçka e planifikuar?!


Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thumbuar sot kryeshefin e Drejtoratit për Investime, Rahim Salihin e Partisë për Veprim Demokratik.
„ Nuk po ka guxim si duket të vie të raportoj. Ka një muaj që po kërkojmë raport, po thotë se është i sëmurë, ndërsa po rri në kafiteri „, theskoi Arifi.
Këto komente kryetari i komunës i bëri gjatë seancës së sotme të Këshillit Komunal ku në red dite ishte edhe raporti i Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim.
„ As 10 përqind e projekteve nga viti i kaluar nuk janë realizuar „, ka shtuar Arifi.
Megjithatë, raporti është lexuar nga dikasteri me të cilin udhëheq Salihi ndërsa është miratuar nga anëtarët e Këshillit Komunal.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, pothuaj se në secilën paraqitje publike të tij hedh akuza në drejtim të partnerëve të koalicionit nga PVD duke i kritikuar për keqmenaxhim në mandatin e kaluar.
Me marrëveshjen e Koalicionit, pozicioni i kryeshefit të Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim i ka takuar Partisë Demokratike.

COMMENTS