HomePolitikë

Reagime pas deklaratës së ministres Snežana Paunović për “spastrimin etnik”

Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqës

𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥
Jonuz Musliu nderohet me mirënjohje post mortem
Qeveria e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka cilësuar deklaratën si “të papranueshme, të papërgjegjshme dhe thellësisht shqetësuese”, duke theksuar se përmendja e “spastrimit etnik”, edhe përmes relativizimeve të mëvonshme, paraqet fyerje për viktimat dhe dëmton përpjekjet për paqe, demokraci dhe bashkëjetesë.

Sipas Pajazitit, një anëtare e Qeverisë së Serbisë duhet të promovojë dialogun, respektimin e të drejtave të njeriut dhe pajtimin, e jo retorikë që rikthen kujtimet më të rënda të konflikteve në Ballkan. Ai ka kërkuar që institucionet kompetente të distancohen qartë nga kjo deklaratë dhe të riafirmojnë përkushtimin ndaj barazisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj ministres Paunović, duke e akuzuar se deklaratat e saj përfaqësojnë një retorikë nacionaliste dhe të papërshtatshme për një funksion zyrtar. Ai ka theksuar se posti i ministrit kërkon dinjitet, maturi dhe punë në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa narrativat primitive duhet të zëvendësohen me rezultate konkrete.

Reagim ka bërë edhe deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili deklaratën e ministres e ka cilësuar skandaloze dhe të papranueshme. Ai ka njoftuar se ka kërkuar reagim nga ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd dhe se do të iniciojë kërkesën për shkarkimin e ministres.

Kamberi ka vlerësuar se deklarata të tilla janë pasojë e një klime të mohimit të krimeve të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit historik. Sipas tij, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, deklarata të tilla nga përfaqësues të institucioneve shtetërore krijojnë pasiguri shtesë dhe ngrenë shqetësime për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Reagimet vijnë pas deklaratës së ministres Paunović, e cila ka folur për skenarë hipotetikë lidhur me politikën e viteve të luftës dhe rolin e ish-presidentit serb Slobodan Milošević, duke përmendur edhe termin “spastrim etnik”.

COMMENTS