HomePolitikë

Sali Salihi i PD-së kandidat për deputet në Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

Sali Salihi nga Partia Demokratike-PD, njëherit dhe shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, do të jetë në mesin e kand

Ja çka do të financojë Shqipëria në Luginë
Rivotimi në Tërrnoc më 27 maj (e premte)?
Vendimi hyri në fuqi: Nga sot shlirshëm në kufijtë e Serbisë, pa teste

Sali Salihi nga Partia Demokratike-PD, njëherit dhe shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, do të jetë në mesin e kandidatëve për deputet në Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet parlamentare të tre prillit.

Lajmin e bëri publik vet Salihi i cili shtoi se pjesë e listës do të jenë edhe dy bashkëpartiak të tij.

Postimi i Salihit:

Miq dhe dashamirë,
Anëtarësi e gjërë e Partisë Demokratike,

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike me seli në Bujanoc, në mënyrë unanime më është dhënë besimi që të jem në listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 Prill 2022.

Së bashku me mua, në listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” nga rradhat e Partisë Demokratike do të jenë edhe zonja e nderuar Teuta Veseli dhe profesori i respektuar Ahmet Beqiri.

Për ne është nderë që të përfaqësojmë PD-në dhe listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, por në të njejtën kohë jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe obligimet që kemi pranuar.

Problemet e shumta të akumuluara ndër vite për qytetarët shqiptarë kërkojnë të dëgjohen e të zgjidhen. Në rrethanat që jemi, sfidat janë të vështira, por së bashku besojmë që t’ia dalim.

Përzemërsisht,
Salihi.

COMMENTS