Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka ditëlindjen e tij. Ai ka lindur sot e 59 vjet më parë në Tërnoc ku edhe jeton. Me siguri ky k
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka ditëlindjen e tij.
Ai ka lindur sot e 59 vjet më parë në Tërnoc ku edhe jeton.
Me siguri ky ka qenë shkaku që Arifi sot paradite t’i qerras me nga një kafe shokët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Vet Arifi ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook të titulluar “ Nga një kafe për ditëlindje “.
Arifi dukej në disponim të mirë edhe gjatë kryesimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal.
Një deklaratë e tij mbi kryeshefin e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Rahim Salihi, solli reagime dhe kundër-reagime tek partnerët e koalicionit PVD- PD.
Nuk dihet se a kanë ndikuar këto reagime në prishjen e disponimit tek Arifi që e kishte nga mëngjesi i sotëm ?!
Ndryshe, kryetari i Bujanocit, ka marrë shumë urime në profilin e tij lidhur me ditëlindjen e tij të 59-të!
COMMENTS