HomeAktuale

Rexhepi: Serbia po bllokon fondet për librat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, duke denoncuar bllokimin e fon

Kush janë drejtorët e rinj të organizatave publike në Bujanoc?
Kamberi me bashkëpunëtorë në vizitë avokuese në Strazburg
Mbështetje financiare sa më parë për mediat dhe gazetarët në Luginën e Preshevës !

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, duke denoncuar bllokimin e fondeve të ndara nga Republika e Kosovës për sigurimin e librave falas për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Sipas Rexhepit, 3.686 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e nisin vitin shkollor 2026/2027 pa librat falas, pasi fondet e siguruara nga Kosova përmes KKSH-së vazhdojnë të jenë të bllokuara nga institucionet e Serbisë.

“Librat janë të aprovuar. Mjetet janë siguruar. Fëmijët janë në banka shkollore. Por Serbia po e ndalon fondin që do t’ua siguronte librat falas”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka rikujtuar se gjatë vitit të kaluar për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në të trija komunat janë siguruar 35.448 libra shkollorë në gjuhën shqipe, të shpërndarë në rreth 15 shkolla fillore.

Rexhepi thekson se edhe këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për sigurimin e librave, ndërsa librat tashmë janë të aprovuar nga Ministria e Arsimit e Serbisë. Megjithatë, sipas tij, transferimi i mjeteve te KKSH-ja nuk po lejohet nga institucionet serbe.

Kryetari i KKSH-së ka ngritur shqetësime edhe për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe, duke theksuar se në këtë nivel arsimor nuk është aprovuar asnjë tekst shkollor sipas planprogrameve bashkëkohore.

“În fillore bllokohen fondet për librat e aprovuar. Në të mesme nuk aprovohen as librat”, ka shkruar Rexhepi, duke e cilësuar situatën si të padrejtë ndaj nxënësve shqiptarë.

COMMENTS