HomeAktuale

Kurti takon përfaqësues të shoqërisë civile nga Lugina

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Qeverinë e Kosovës përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsi

Drejt kuotave të veçanta për specializimin e mjekëve nga Lugina në Shqipëri
Partitë shqiptare i thonë PO regjistrimit të popullsisë
Fjala e redaktorit: Çelësi etnik i punësimit në komunë, po në pozicionet tjera…?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Qeverinë e Kosovës përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Kurti tha se përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku e kanë informuar për, siç u shpreh ai, “diskriminimin sistematik e institucional” dhe pengesat me të cilat përballen shqiptarët në këto treva.

Në veçanti, Kurti ka ngritur çështjen e bllokimit nga institucionet e Serbisë të mjeteve financiare të ndara nga Qeveria e Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas tij, bëhet fjalë për dy transfere të bllokuara: 304,511.16 euro në janar 2026 dhe 1,837,511.16 euro në prill 2026, në vlerë totale prej mbi 2.14 milionë eurosh.

Kurti tha se këto mjete lidhen me 136 projekte në arsim, kulturë, art, sport, përdorimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, media, si dhe me mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta, 61 familje të nxënësve që kanë humbur njërin ose të dy prindërit, programet për libra falas, praktikën profesionale dhe mbarëvajtjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Kur bllokohen mjetet për libra, pasojën e ndien nxënësi. Kur bllokohet mbështetja për kulturën, dobësohet identiteti. Kur bllokohet media në gjuhën shqipe, zvogëlohet hapësira publike e shqipes”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu përmendi si shqetësime nën-përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, pengesat në punësim, mosnjohjen e diplomave nga Kosova, problemet me përdorimin e gjuhës shqipe dhe pasivizimin e adresave.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Sanxhakut, si dhe angazhimin ndërkombëtar për të drejtat e tyre.

Mjetet duhet të zhbllokohen e të arrijnë në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar”, u shpreh Kurti.

COMMENTS