HomeAktuale

Myftiu Tërnava pret përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptar

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Lugina, të cilët në zgjedh

Vendimi për ndërprerjen e punimeve në Preshevë, reagon Memeti
Musliu takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Ambasadori i Serbisë në Bullgari: Qytetari i  Serbisë nga Presheva në gjendje të mirë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Lugina, të cilët në zgjedhjet parlamentare në Serbi do të garojnë së bashku në kuadër të Koalicionit Shqiptar.

Delegacioni, i kryesuar nga deputeti Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përfshinte përfaqësuesit e tetë partive politike shqiptare të bashkuara në këtë listë zgjedhore.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Tërnava i ka përgëzuar për bashkimin politik dhe u ka uruar sukses në zgjedhjet e 25 tetorit, duke shprehur mbështetjen e tij për nismën e përbashkët të shqiptarëve të Luginës.

Ai ka shprehur shpresën se kjo garë e përbashkët do të mundësojë një përfaqësim sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Deputeti Shaip Kamberi ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në institucionet e Serbisë, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve. Ai u ka bërë apel shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora, të cilët kanë të drejtë vote, që të marrin pjesë në zgjedhje.

Ndërkaq, kandidati për deputet, Visar Mehmeti, ka vlerësuar ndikimin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës në Luginë, duke shprehur shpresën se mbështetja e tyre do të ndikojë në mobilizimin e qytetarëve për të votuar Koalicionin Shqiptar.

Gjatë takimit, përfaqësuesit politikë kanë vlerësuar edhe kontributin e imamëve shqiptarë që veprojnë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, për thirrjet drejtuar qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin listën e përbashkët shqiptare.

Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat mbahen më 25 tetor.

COMMENTS